TIRANE

Kryetari në detyrë i Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori në një deklaratë për mediat tha se puna e Gjykatës së Lartë ka mbetur në vend, për shkak të procesit të vettingut.

Ai tha se janë mijëra dosje në pritje në këtë gjykatë. Zaganjori theksoi se iu ka dhënë urdhër gjyqtarëve që të merren më së paku me dosjet urgjente, me masat e sigurisë apo ekstradimet, të cilat janë edhe çështje më bazike

“Duhet që të vihet në funksion gjykata, që të trajtohen së paku çështjet urgjente. Ne po merremi me ruajtjen dhe administrimin e dosjeve. Të gjithë gjyqtarët i kam përgatitur që të trajtojnë tema urgjente.

Përpiqemi të bëjmë këtë punë që kemi mundësi. Ka dosje  në Gjykatën e Lartë, që janë administrative, penale etj. Duhen të zgjidhen sa më shpejt çështjet e rëndësishme”, tha Zaganjori në fjalën e tij.

I pyetur nëse është i kënaqur me atë që po ndodh me drejtësinë, Zaganjori tha se është i vendosur të zbatojë ligjin.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb