TIRANE- Çështja për “21 Janarin” do të trajtohet së shpejti nga gjykata. Këtë e ka shprehur ditën e sotme, Kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori, në një bashkëbisedim me gazetarët. Ai theksoi se dosja për “21 janarin” është shumë voluminoze, dhe ka shumë ngarkesë, ndërsa ka shtuar se deri me tani është përgatitur një relacion.

Kreu i Gjykatës së Lartë është ndalur tek situata me sistemin gjyqësor në vend. Ai tha se gjykatat përballen me një numër të madh dosjesh, dhe vetëm në vitin 2015 kanë ardhur 9050 çështje të reja.

Sipas Zaganjorit situata në gjyqësor është problematike, ndaj thekson se Reforma në Drejtësi është e domosdoshme.

“Në një vit kemi marrë 7500 vendime. Në vitin 2015 kanë ardhur 9050 çështje të reja, dhe janë në pritje për gjykim dhe rreth 13 mijë dosje. Situata vijon të jetë problematike, ndaj reforma në drejtësi është e domosdoshme. Në gjykim kemi disa çështje pronash, kemi edhe disa kërkesa për pensione ushtarakësh”, tha Zaganjori.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb