Ditën e mërkurë, 12 dhjetor pritet të zhvillohet mbledhja e përgjithshme e gjyqtarëve. Njoftimi është bërë përmes një urdhri të lëshuar ditën e sotme  nga kreu i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori pas njohjes me listën e gjyqtarëve që kaluan procesin e vettingut.

Në mbledhjen mbledhjen e përgjithshme të gjyqtarëve pritet të zgjidhen 6 anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Lista përfundimtare e kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedhur anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor, si më poshtë:

Nga Gjykata e Lartë

Medi Bici – Gjykata e Lartë

Nga Gjykatat e Apeleve:

Ilir Toska – Gjykata e Apelit Tiranë

Nertina Kosova – Gjykata e Apelit për Krime të Rënda

Luan Dervishi – Gjykata e Apelit Shkodër

Brikena Ukperaj – Gjykata e Apelit Vlorë

Nga Gjykatat e Rretheve Gjyqësore:

Alma Brati – Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë

Astrit Faqolli – Gjykata e Gjyqësor Rrethit Tirane

Brunilda Kadi – Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë

Manjola Xhaxho – Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë

Marçela Shehu – Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin

Dritan Hallunaj – Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë

Në bazë të parashikimeve ligjore, Këshilli i Lartë Gjyqësor është organ kolegjial i përbërë nga 11 (njëmbëdhjetë) anëtarë, të cilët shërbejnë në detyrë me kohë të plotë.

6 (gjashtë) prej anëtarëve të Këshillit janë gjyqtarë nga të gjitha nivelet e pushtetit gjyqësor, nga të cilët; 1 anëtar nga Gjykata e Lartë, 2 anëtarë nga Gjykatat e Apelit; dhe 3 anëtarë nga Gjykatat e Rretheve Gjyqësore.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb