ZAGORI

Edhe pse u shpall Park natyror nje vit më parë Zona e Zagorisë nuk i ka shpëtuar shfarosjes së pemëve shumëvjeçare. Vetëm dy javët e fundit të paktën 25 dru arre qindravjeçarë në fshatin Topovë dhe një numër i madh drurësh në Sheper janë prerë.

Kompania që realizoi prerjen aktualisht është në ndjekje penale. Kallëzimi u bë nga bashkia e Libohovës pasi kompania kreu prerje të druve edhe jashtë zonës së autorizuar.


Megjithëse pemët gjendeshin në territor privat dhe nuk janë pjesë e fondit pyjor sipas Inspektoriatit të Mjedisit miratimi për prerjen duhej mbështetur nga disa institucione.


Mjeti që transportonte dru masivë arre u ndalua në luginën e Çajupit nga Inspektoriati Rajonal i Mjedisit ndërsa në terren vijojnë verifikimet për të vlerësuar dëmet.


(BalkanWeb)