TIRANE

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me surpriza sot në familjen e tij. Siç zbulon vetë ai në Instagram, ka qenë djali i tij Zaho, ai që ka menduar t’i dhurojë një surprizë të këndshme dhe kreative në të njëjtën kohë.

  • foto galeri
  • foto galeri

Në foton e publikuar nga kreu i Qeverisë, djali i tij Zaho ka mbushur rrotën e makinës së tij me heronjtë e tij lodra. Nuk dihet nëse Zaho ka dashur thjesht të argëtohet, apo kërkon të tregojë se kryeministri Rama është një hero për të.

Në përshkrimin e tij krahas fotos, Rama duket tejet i shplodhur në një ditë që opozita e bashkuar ka organizuar një protestë kombëtare. “Mirëmëngjesi i Zahos për mua sot ?”-shkruan kryeministri Rama krahas fotove.

(Balkan Web)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb