Analisti Eduard Zaloshnja në emisionin “Real Story” në “News 24” tha se SPAK është ai institucion që do të godasë politikanët e niveleve të larta.
Zaloshnja theksoi se SPAK bën punën e Prokurorive Speciale në Kroaci e në Rumani, ku kanë shkuar në burg ata që kanë firmosur për të krijuar gjykatën speciale.
“Për ne e rëndësishme është krijimi i SPAK. Janë 8 prokurorë, që janë trupë speciale që do godasë në momentin e duhur. Me SPAK janë bërë vetëm ndërkombëtarët. Ndërsa, beteja me Gjykatën Kushtetuese rastiti me njeriun që do të miratonte anëtarët e GJK.
Të gjithë anëtarët e SPAK ka\në kaluar në sitë ndërkombëtare. SPAK do bëjë atë që ka bërë Prokuroria Speciale në Kroaci, që janë dënuar politikanë të lartë, njerëz që kanë firmosur për krijimin e SPAK. Gjykata Kushtetuese mendoj se në fund do të formohet”, tha Meta.
(d.xh/Balkanweb)