Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka zhvilluar një vizitë në familjen e nën tetares Zarife Hasanaj pas kthimit nga Letonia. Ministrja ka ngushëlluar familjarët e efektives së FA, duke e cilësuar humbjen e vajzës së tyre një humbje të të gjithëve.


Ajo iu dha dhe lajmin familjarëve se Hasanaj shpallet “Dëshmore e atdheut”.
“Dhimbja juaj është edhe e jona. Jeni pjesë e familjes së madhe ushtarake. Do keni mbështetjen tonë për çdo nevojë. Ndarja nga jeta e Zarifes është një humbje e madhe për të gjithë ne”, deklaroi Xhaçka.


Trupi i nën tetares në arkmortin e mbuluar me flamurin kuq e zi u përcoll me ceremoni të rastit nga Riga, për në Shqipëri. Në bazën Camp Adazi në Letoni paraditen e sotme u organizua ceremonia e lamtumirës me pjesëmarrjen e efektivëve nga 10 vendet, pjesë e misionit “Enhanced Forward Presence”.


  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb