“BalkanWeb” Zbardhen katër vendimet e marra në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Partisë Demokratike. Në dokumentin e siguruar për “BalkanWeb” nga gazetari Klajdi Bodlli vendimi i parë i demokratëve kishte të bënte me mobilizimin për protestat.

Në vendim specifikohet që, nga data 4 shkurt do të nisin protesta në të gjithë Shqipërinë me kalendar, ndërsa në datën 16 shkurt do të kulmojë protesta kombëtare në Tiranë.

Vendimi i dytë i Kryesisë ka të bëjë me krijimin e bordeve këshillore pranë degëve të partisë, sipas statutit me personalitete të fushave.

Ndërsa vendimi tretë i marrë prej tyre ishte ngritja pranë PDSH-së e Bërthamës së Digjitalizimit. Mësohet gjithashtu se zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa është emëruar edhe në postin e Koodinatores Kombëtare të Digjitalizimit.

Vendimi i katërt ka të bëjë me evidentimin dhe thirrjen e gjithë ish-fuksionarëve dhe ish-drejtuesve të PD që nga 1991 e këtej sipas degëve.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb