TIRANE- Pas arrestimit të Mark Frrokut për të dytën herë me urdhër të Prokurorisë së Përgjithshme, të tjera detaje zbardhen ndaj deputetit nga dosja e tij në Belgjikë. Përveç akuzës për vrasje që rëndon ndaj tij, në dosjem e prokurorisë belge jepen detaje edhe për një tjetër dënim në Holandë, por këtë herë për trafik droge. Sipas dosjes së prokurorisë belge të paraqitur në gjykatë në vitin 2009, Mark Frroku rezulton me 4 identitete; Besnik Morina i lindur ne 6 tetor 1972, Dritan Frroku, i lindur ne 6 tetor 1972, Dritan Frroku lindur me 2 korrik 1969 dhe Pirro Soforani lindur me 2 korrik 1969.

“Top Channel” publikoi pjesë nga dosja e Mark Frrokut në Belgjikë, duke zbardhur disa nga dëshmitë që e implikojnë atë në ngjarje kriminale. Mark Frroku sipas prokurorisë belge rezulton i arrestuar dhe i dënuar në Holande me 3 vite burg. “Besnik Morina ose Mark Frroku, ose Pirro Safrani (Sofrani) eshte arrestuar ne Amsterdam në kuader te nje çeshtje te shkeljes se ligjit per opiumin. Ai u denua me date 4.12.2002 nga Gjykata e Amsterdamit me 3 vjet heqje lirie. Ai u ekstradua ne Belgjike ne kuader te urdher­arrestit nderkombetar te dates 10.01.2000 dhe u arrestua me 6 maj 2004. I marre ne pyetje ai nuk pranon te japë deklarime pa avokatin e tij. Ai deklaron qe nuk ka vrare njeri dhe nuk e njeh viktimen.” – thuhet ne dosjen e publikuar nga “TCH” të prokurorisë belge.

Sipas dosjes, mësohet se më 5 mars 1999 ora 17:45 Policia e Saint­Gilles zbulon në rrugën në hyrje të stacionit “Gare Du Midi, nr 47” trupin e një të riu në agoni. “E ka hunden komplet me gjak, hematoma te renda poshte syve, i plagosur ne duar dhe ne kraharorin e gjakosur, paraqiste tre plage me thikë. Viktima u identifikua ne baze te dokumenteve qe kishte me vete si Azem Shkreli nga Jugosllavia i lindur me 8 shtator 1980. Mësohet se karta e identitetit me emrin Azem Shkreli kishte te shenuar nje person te kontakit ne raste urgjence: Nikolas Kurti. Gjithashtu u gjet edhe nje foto e prere e nje gruaje, pas te ciles shkruej: “Lume, Ti amo, Je T’aime dhe Te dua 27.01.1999, kujtim per shokun tim Aleksandrin. Pas hetimeve te para, rezulton se behet fjale per larje hesapesh ne mesin e grupeve te prostitucionit shqiptar.” – shkruhet ne akt­akuzen belge.

Vëllai i viktimës
Sipas dosjes, Nikolas Kurti, i kontaktuar ka shpjeguar se behet fjale per vellain e tij Aleksander Kurti, i datelindjes 13 janar 1975 nga Shqiperia. “Sipas tij identiteti i rremë ishte perdorur nga i vellai per te perfituar azil politik si shtetas kosovar. Nikolas Kurti u ka treguar hetuesve belgë se eshte informuar nga vellai i tij tjeter, George per mbledhjen e baballareve te zhvilluar me 28 mars 1999 ne Shkoder, ku ishin te pranishem babi i viktimes, vellai i viktimes, babai i Mark Frrokut, babai i Leke Bib Djafes dhe babai i Hile Jokes. Mbledhja e baballareve konfirmoi se vrasja e Kurtit eshte bere per shkak te Lumes. Gjithashtu Nikolas Kurti deklaron se dy dite perpara vrasjes, Aleksander Kurti i ka telefonuar motres se madhe qe te paralajmeronte kunatin e tij Ardjanin qe te merrte ne telefon kete numer dhe te kontaktonte me nje person “Beni”. “Nese kunati nuk e merr ne telefon Benin, nje person do vdese brenda 24 oreve”. Sipas Nikolas, vellai i tij kishte mosmarreveshje me nje person qe quhej Beni, qe sipas aktakuzes belge eshte Arben Frroku, vellai i madh i tre vellezerve Frroku, tutor te prostitutave Lume, Mira dhe Zana. Nikolas Kurti deklaron se Arben Frroku eshte urdherues i vrasjes se Aleksander Kurtit dhe eshte ekzekutuar nga vellai i tij, Mark (Besnik Morina).”,­thuhet në shkrimin e publikuar nga “TCH”.

Dëshmitarja

Një tjetër dëshmi e përdorur nga prokuroria e Belgjikës është edhe ajo e një vajze të prostituuar, me inicialet E.U., e cila thuhet se ka qenë e vetmja deëshmitare që ka pranuar të deshmojë me emrin e saj. “E pyetur nga prokuroret belgë mbi vdekjen e Kurtit ajo deklaron se ka marrë nje telefonate nga tutori i saj, Leka diten e ngjarjes me 05.03.1999. “Ne kete telefonatë ai i kerkonte qe te shkonte ne apartamentin e tij qe ndodhet mbrapa stacionit Gar dy Midi. Duke qene se ajo punone te Charlerua, ajo arriti ne Bruksel gjate mbremjes. Kur u takuan, Leka i deklaroi qe duhet te ikte nga Belgjika duke qene se kishte marre pjese ne nje sherr ne Midi dhe si pasoje nje shqiptar kishte vdekur. Ata folen shume pak pasi nje person erdhi dhe e mori. Disa dite me vone vajza me inicialet E.U merr nje tjeter telefonatë nga Leka dhe i shpjegon se ça kishte ndodhur. Ishte ne shoqerine e Aleksit (Besnik Vuka) Hiles (Arjan Bytyci) dhe Markut (Besnik Morina). Por ajo beson gjithashtu qe dhe Beni ka qene me ta. Personi qe e ka qelluar me thike Kurtin ishte Aleksi. Pas ngjarjes ata u larguan nga Belgjika, njeri iku me tren ne Gjermani, ndersa 3 te tjere u shoqeruan nga Kola deri ne Itali.” – ka thenë dëshmitarja sipas “TCH”.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: