Më datë 19.08.2024, rreth orës 21:00, në Velipojë, dy persona humbën jetën si pasojë e plagëve të marra nga një incident i rëndë me armë zjarri. Shtetasit Arsid Hoxha dhe Ersild Ishmi, të cilët u plagosën më herët gjatë mbrëmjes, nuk arritën të mbijetojnë dhe ndërruan jetë në Spitalin Rajonal të Shkodër.
Nga informacionet e fundit të policisë, dyshohet se incidenti është shkaktuar për motive të dobëta dhe se autorë të dyshuar janë dy vëllezërit E. F. dhe G. F. Të dy vëllezërit janë identifikuar si të dyshuar për plagosjen e shtetasve Hoxha dhe Ishmi. Pas ngjarjes, ata janë arratisur, dhe aktualisht janë në kërkim nga forcat e rendit.
Policia e Shkodrës, së bashku me Forcën Kombëtare të Sigurisë dhe Njësinë Shkodër, ka mbërritur në vendngjarje dhe ka ngritur një grup të posaçëm hetimor për të zbardhur të gjitha detajet e incidentit.
Grupi hetimor është duke punuar intensivisht në bashkëpunim me Prokurorinë për sigurimin e provave dhe dokumentimin e ligjor të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Më datë 19.08.2024, rreth orës 21:00, në Velipojë, dyshohet se për motive të dobëta, dy vëllezërit E.F., dhe G. F., dyshohet se kanë plagosur me armë zjarri shtetasit A. H., dhe E. I, të cilët u transportuaan menjëherë për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Shkodër por si pasojë e plagëve të marra humbën jetën në spital.
Me marrjen e njoftimit, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, Drejtuesit e Drejtorisë dhe të Komisariatit të Policisë Shkodër, si grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër.
Njëkohësisht është ngritur një grup i posaçëm hetimor i cili ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën intensive në bashkëpunim me Prokurorinë për sigurimin e provave me qëllim dokumentimin ligor të kësaj ngjarjeje.
(BalkanWeb)