Të gjithë maturantët që kanë aplikuar në një prej 12 programeve të studimit në Universitetin e Mjekësisë mund të njihen me renditjen gjatë raundit të parë të aplikimeve. “Gazeta Shqiptare” publikon sot emrat e 1040 fituesve në këto degë, ku secili mund të verifikojë nëpërmjet ID përkatëse, numrin e pikëve të grumbulluara që ndryshojnë nga njëri program studimi në tjetrin, në bazë të kritereve të përcaktuara.


Respektivisht gazeta sot zbardh emrat e 260 fituesve në degën “Mjekësi e Përgjithshme”; 240 fituesit në Infermieri si dhe emrat e 100 maturantëve fitues në Stomatologji. Ndërkohë kandidatët mund të verifikojnë nëse janë shpallur apo jo fitues edhe në degët Fizioterapi me 50 kuota; Farmaci me 100 kuota;


Teknik Imazherie me 50 kuota e Teknik Laboratori po me 50 kuota. Gjithashtu, Universiteti i Mjekësisë ka zbardhur renditjen e aplikuesve të raundit të parë edhe në degët Shëndet Publik, Mami, Higjienist Dentar, Teknik Dentar e Logopedi. Regjistrimi i fituesve në raundin e parë do të bëhet nga 30 gushti deri në 12 shtator, por kandidatët për universitete kanë të drejtë që në 13 shtator të çregjistrohen nga programi i studimit ku janë regjistruar dhe të riaplikojnë në raundin e dytë. Çdo raund do të përbëhet nga 7 faza 48-orëshe secila e gjatë kësaj kohe maturantët jofitues duhet të ndjekin me kujdes lëvizjen e vijës së kuqe.


Listën e plotë me emrat e gjeni sot në Gazeta Shqiptare print, në çdo pikë shitjesh.