TIRANE-Në 150 shkolla të arsimit parauniversitar në vend do të ketë oficerë sigurie që do të mbikëqyrin nxënësit dhe personelin mësimor. Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin mbi shërbimin e sigurisë publike në këto institucione dhe kriteret që duhet të plotësojnë oficerët e sigurisë. “Gazeta Shqiptare” zbardh sot listën e plotë të shkollave 9-vjeçare dhe të mesme në të cilin do të zbatohet ky vendim.

“Shërbimi i sigurisë publike në institucionet e sistemit arsimor parauniversitar, siguron përmirësimin e sigurisë faktike dhe të perceptuar në ambientet e shkollave dhe ambientet përreth, nëpërmjet krijimit të figurës së oficerit të sigurisë në institucionet e arsimit parauniversitar; garantimin e një mjedisi të sigurt për nxënësit brenda në shkollë si dhe në territorin përreth saj; si dhe parandalimin e dukurive negative që në gjenezë, duke evidentuar dhe ndërmarrë hapa korrektues, në bashkëpunim me personelin mësimor, psikologun/en e shkollës dhe prindërit”,-theksohet në vendim. Në këtë të fundit bëhet me dije se ky shërbim do të mundësojë forcimin e bashkëpunimit me oficerët e policimit në komunitet; si dhe përmirësimin e perceptimit të oficerit të sigurisë te nxënësit dhe të marrëdhënieve ndërmjet tyre e policisë.

Institucioni përgjegjës
Akademia e Sigurisë, si institucioni përgjegjës i vetëm për arsimin e lartë policor, që ka për qëllim formimin, specializimin dhe kualifikimin e punonjësve të strukturave të Policisë së Shtetit, si dhe ofrimin e specializimeve e të kualifikimeve për institucione të tjera të zbatimit të ligjit, për personat fizikë dhe juridikë në fushën e rendit e të sigurisë publike, të përgatisë dhe trajnojë oficerët e sigurisë për institucionet e arsimit parauniversitar.

Shkrimin e plote e gjeni ne GSH.al

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb