Zbardhen emrat që kandidojnë për kreun e Gardës së Republikës. Gazetari Igli Çelmeta raporton për BalkanWeb se 6 emra kanë aplikuar për kreun e Gardës, mes tyre dhe një femër.

Aplikimet janë mbyllur në 26 qershor. Aktualisht kandidatët janë në proces vlerësimi që pritet të përfundojë brenda 45 ditëve. Komisioni vlerësimit do të rendisë kandidatët dhe do t’ja paraqesë Ministrit të Brendshëm.

Artan Didi
Dritan Osmani
Krenar Carcani
Klajdi Hajredinaj
Ermal Onuzi
Jona Lamko

Burime bëjnë me dije se kandidatët më potencial për të fituar janë, Artan Didi dhe Ermal Onuzi. Kujtojmë se Didi dha dorëheqjen si drejtor i Policisë së Shtetit në mars të vitit 2015.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: