TIRANË

Studentët janë kthyer sërish në protestë pas janarit tek ministria e Arsimit, Rinisë dhe Sportit , ndërsa kanë shpalosur edhe kërkesat e tyre zyrtare.


Ata kanë shpalosur pikat e tyre ku kanë kërkuar; Rrëzimin e Ligjit të Arsimit të Lartë, arsim cilësor në të dyja ciklet e studimit, rankimin e programeve sipas modeleve bashkëkohore, rritja e peshës së përfaqësimit në institucionet e arsimit të lartë, autonomi reale e IAL  dhe jo e diktuar nga bordet qeveritare.


Ndërkohë pak më parë kryeministri Edi Rama publikoi një video me të dhëna në rrjetin social “Facebook”, që sipas tij tregojnë se janë përmbushur të gjitha premtimet për studentët. Ndërkohë nuk kanë munguar as incidentet tek ministria, ku janë thyer edhe disa xhama të dritareve të godinës.


Jo të shumtë në numër, studentët  të mbledhur tek ministria  kanë hedhur flakadanë dhe tymuese, ndërsa  janë shprehur se qeveria i ka gënjyer dhe se pakti për universitetin nuk është realizuar.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

 

(n.m/BalkanWeb)