Bota e futbollit e ajo e sportit në përgjithësi u trondit nga vdekja e Davide Astorit. Java e 27-të e Serisë A u shty dhe “Corriere della Sera” ka zbuluar një prapaskenë të lidhur me derbin Milan-Inter, që duhet të ishte zhvilluar të dielën në “San Siro”.

Sipas të përditshmes sportive, pasi u përhap lajmi se mbrojtësi i Fiorentinës ndërroi jetë, kapiteni kuqezi Leonardo Bonuçi i ka telefonuar Andrea Ranokias dhe të dy ranë dakord: derbi nuk mund të luhej; shumë e fortë dhimbja për të zbritur në fushë. Vendimi, më pas, u zyrtarizua nga komisari i Ligës, Malago.

Burimi: http://www.panorama.com.al/sport/zbardhen-prapaskenat-telefonate-mes-ranokias-e-bonucit-ja-si-u-zgjodh-shtyrja-e-derbit/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: