ELBASAN

Policia e Elbasani ka zbardhur një sërë vjedhjesh të ndodhura në qytetin e Elbasanit dhe ka arrestuar në flagrancë një 16-vjeçar që dyshohet të jetë autor i tyre.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan pas një pune të mirë-organizuar,  kanë  finalizuar me sukses operacionin “Motoçikleta”,  në kuadër të këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi R.P., 16 vjeç, banues në Elbasan.

Arrestimi i tij u bë pasi në lagjen “28 Nëntori” Elbasan, ka tentuar të vidhte një motoçikletë të parkuar në rrugë, por është pikasur nga shërbimet e Policisë.
Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se ky shtetas është autorë dhe i 3 vjedhjeve të tjera, pasi në kohë dhe vende të ndryshme realizonte vjedhje të motoçikletave në qytetin e Elbasanit.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provave materiale: një motoçikletë dhe pjesë të ndryshme të motoçikletave.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb