Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan zhvillon të enjten një vizitë në Tiranë, e cila nis me takimin me Presidentin Bajram Begaj. Në vijim, Presidenti Erdogan do të ketë një takim dhe më pas një konferencë për mediat me Kryeministrin Edi Rama, ndërsa në orët e pasdites do të marrë pjesë në inaugurimin e xhamisë së Namazgjasë.

Dhe inaugurimi i xhamisë do të shënojë e pikën kulmore të vizitës së Erdogan në Tiranë. Kjo xhami i ka kushtuar qeverisë turke 30 mln euro.

Imami i xhamisë do të jetë myftiu i Tiranës, Gazmend Teqja, ndërsa për menaxhimin e xhamisë të ndërtuar si një kompleks multifunksional, do të ngrihet një fondacion, që edhe ky do të drejtohet nga imami Teqja.

Për menaxhimin e xhamisë së ndërtuar si një kompleks multifunksional që do t’u shërbejë edhe qytetarëve të tjerë, sikurse edhe turistëve, do të ngrihet një Fondacion, në krye të të cilit do të jetë imami i Xhamisë së Namazgjasë, në përbërje të të cilit mund të ketë edhe përfaqësues nga Turqia.

Presidenti i Turqisë Erdogan do të pritet me ceremoni zyrtare në Presidencë ku do të ketë dhe një takim kokë me kokë me homologun Bajram Begaj.

Pas mesditës do të mblidhet këshilli i bashkërendimit të nivelit të lartë e mes dy vendeve pritet të firmosen disa marrëveshje. Pas takimit me kryeministrin Edi Rama, të dy do mbajnë një deklaratë, për të vijuar më tej rreth orës 16:30 me inaugurimin e Xhamisë.

Erdogan do të qëndrojë vetëm një ditë në Tiranë, pasi të nesërmen do të jetë në Serbi për një tjetër vizitë zyrtare, tashmë në Beograd.

Agjenda:

11:30 – 11:40
Ceremonia e pritjes në Presidencë

11:40 – 12:40
Takim koke me koke me presidentin Begaj

12:40 – 13:40
Mbledhja e Këshillit të bashkërendimit të nivelit të lartë

13:40 – 14:00
Ceremonia e firmosjes së marrëveshjeve

14:00 – 14:30
Deklaratë Erdogan- Rama

16:30 – 17:30
Ceremonia e inaugurimit të Xhamisë

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb