Përplasjet mes policisë dhe tifozëve të Partizanit gjatë pasdites së djeshme në takimin kundër Skënderbeut shkaktuan dëme në tribunat e “Elbasan Arena-s” ku ishin vendosur tifozët e kuq. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Qarkut të Elbasanit në stadium janë thyer 120 stola. Dëme këto që
do të duhet t’i paguajë klubi i Partizanit.

Vlera monetare e një stoli në “Elbasan Arena” arrin në 12 euro, çka do të thotë se klubi i Partizanit do të paguajë afërsisht 1 mijë e 500 euro në total.

“Në orën 18:50 gjatë zhvillimit të ndeshjes, të futbollit midis ekipeve të Partizanit dhe Skënderbeut në Stadiumin “Elbasan Arena”, nga veprimet e tyre, janë thyer 120 stola të stadiumit, janë hedhur mjete
piroteknike (fishekzjarrë) në fushë, si dhe janë goditur me sende të forta punonjësit e policisë të
Repartit [F.N.SH.]F.N.SH. Tiranë”, lexohet në njoftimin për shtyp të Policisë së Qarkut Elbasan. (Newsport.al)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: