Dardha është zbardhur sërish nga dëbora.
Reshjet kanë qenë prezente gjatë natës në lartësitë mbi 1000 m ndërsa mëngjesin e sotëm janë ndërprerë.
Sipas të dhënave trashësia ka shkuar nga 5 deri në 10 cm por pa krijuar probleme në qarkullimin e automjeteve.
Është pastruar dhe kriposur i gjithë aksi dhe aktualisht mjetet apo turistët që vizitojnë këtë pikë turistike mund të qarkullojnë pa pasur probleme.