‘BalkanWeb’ zbardh dëshminë e polices 24-vjecare Ina Nuka, e cila mbeti e plagosur në protestën e së enjtes para parlamentit. Për prokurorët e cështjes, 24-vjecarja ka rrëfyer gjithë sa ndodhi nga përplasja para parlamentit me protestuesit.

Nuka është shprehur se ka qenë me shërbim në hyrje të Parlamentit, në rreshtin e dytë dhe gjatë protestës ka parë që protestuesit kanë ardhur me pankarta në duar si dhe me bidona plastike e kapsolla. 24-vjecarja thotë se në momentin e përplasjes në një moment ka ndjerë djegie në pjesën e qafës  dhe njëkohësisht një erë tymi dhe menjëherë ajo ka vendosur dorën e djathtë në pjesën e qafës dhe në këtë moment ka dëgjuar një shpërthim dhe dhimbje në pjesën e qafës dhe në dorën e djathtë.  Nuka është shprehur se kapsolla ka ardhur përballë në drejtim të Komunitetit Myslyman.

Ndërkohë nga organi i akuzës thuhet se në trupin e 24-vjecares janë konstatuar dëmtimet në pjesën e qafës nga ana e djathtë, dëmtime në dy gishtat e dorës së majtë, si edhe dëmtime masive të dorës së djathtë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb