TIRANË

Në dosjen e Prokurorisë për vdekjen e turistëve rusë, të siguruar për “BalkanWeb” nga gazetarja Klodiana Lala, zbardhet edhe dëshmia e shoqërueses së guidës turistike, shtetases ukrainase, Maria Buchakchyiska.

Në dhëshminë e saj, shoqëruesja tregon të gjitha lëvizjet e turistëve, që nga pritja në aeroportin e Rinasit, vizita në Maqedoninë e Veriut dhe rikthimi te hoteli në Qerret, ku edhe u gjetën të vdekur nga punonjësit.

Dëshmia e plotë:

Shoqëruesja e guidës turistike shtetasja Maria Buchakchyiska ka shpjeguar si më poshtë;
Jam me detyrë “Guidë Turistike” e punësuar në kompaninë “IntoursAlbania” me seli në ETC Tiranë, ku kam 4 vite që punoj në Shqipëri për këtë kompani.

Në datën 10.10.2021 rreth orës 22;00-23;00 kam pritur në aeroportin e Rinasit një grup turistësh rust ë cilët kishin prenotuar nëpërmjet kompanisë ku unë punoj si dhe partnerëve tjerë. Pas kontaktit të parë me 4 shtetasit e ndjerë, ata më thanë se do të merrnin një makinë me qera për të shkuar në zonën e Qerretit në Hotel “Gloria”, hotel të cilin e kishin zgjedhur vetë nga lista e hoteleve të propozuar.Të nesërmen e datës 10.10.2021 deri më datë 15.10.2021 guida me turistë  ka vazhduar normalisht në qytete dhe vende të ndryshme. Në datën 11.10.2021 më ka shkruar në WhatsApp shtetasi Nikita Belousov duke më pyetur a do këmi ekskursion në Maqedoni në datën 15.10.2021 dhe unë pasi e kam konfirmuar u kam thënë po. Në orët e para të mëngjesit data 15.10.2021 jemi nisur me mikrobuz nga Durrësu, kemi marrë turistë gjatë rrugës në Qerret, konkretisht në mikrobuz kanë qenë 8 turistë rus, unë dhe shoferi i cili quhet Ilirian.

Në Qerret në orën 07:00 kanë hipur në mikrobuz 4 personat e ndjerë që shpjeguam më sipër. Gjatë rrugës për në Maqedoni kemi ndaluar në një auto grill Restorant me emrin “Nogu” në zonën e Librazhdit. Turistët kanë knsumuar ushqime që kishin me vete si dhe kanë porositur edhe ushqime të ndryshme dhe jemi larguar në drejtim të Maqedonisë. Ka vazhduar guiuda normalisht në vende dhe qytete të ndryshme të Maqedonisë, të gjithë turistët kanë qenë të kënaqur dhe nuk ka pasur probleme  dhe incidente. Rreth orës 13:00 diçka e tillë, jemi ulur në një restorant me emrin “Tomato” në qytetin e Ohrit për të ngrënë drekë, unë kam qenë e ulur në tavolinë me guidën nga Maqedonia, ndërsa turistët përfshirë edhe 4 personat (viktimat) janë ulur në tavolina pranë nesh.

Pyetje: Ç’farë kanë konsumuar 4 shtetasit, viktimat e ngjarjes së datës 15.10.2021?

Përgjigje: Ata kanë porositur 3 peskavica dhe njëri prej tyre ka porositur peshk, ne këmi ngrënë thuajse të njëjtat ushqime, edhe unë vetë kam ngrënë peskavica, për të pirë një burrë ka porositur raki dhe çifti po ashtu kanë porositur nga një gotë raki.
Pyetje:Përgjatë kohës që jeni njohur me viktimat që iu shpejguam më sipër, gjatë kohës që keni qëndruar në shoqrinë e 4 personave për gjatë gjithë itinerarit të lëvizjes në Maqedoninë e Veriut dhe në Shqipëri, a keni vënë re ndonjë shqetësim shëndetësor, apo ndonjë problem, ndonjë diçka që nuk shkonte me shëndetin e shtetasve: Sergei Burenkova, Natalia Burenkova, Ekaterina Burenkova, Nikita Burenkova?

Përgjigje:Personat për të cilët po pyesni, deklaroj se gjatë gjithë kohës që kam qëndruar me ta, nuk kanë pasur asnjë problem, kanë qenë të kënaqur, nuk kam pasur asnjë problem shëndetësor. Marrëdhënit midis tyre ishin shumë harmonike, dukeshin shumë të lidhur me njeri-tjetrin. Unë mësova se ato kishin lidhje familjarë më njëri-tjetrin. Dy femrat ishin nënë e vajzë mes akuptova dhe nga biseda me to. Sipas mbiemrave mësova se ishin familjarë me njëri-tjetrin. Vazhdimisht i kam pyetur nëse kanë ndonjë problem, apo shqtësim dhe më kanë thënë se ishin të kënaqur, të lu mtur dhe nuk kishin asnjë problem po kënaqeshin. Ata katër personat (viktimat) kanë qenë të nismëtarët për të bërë ekskursionin në Maqedoni, kishin shumë dëshirë të bëhej ai ekskursion.

Pyetje: A keni vënë re që katër personat e ndjerë përdornin alkol ose ndonjë lëndë tjetër psikotrope?
Përgjigje: Absolutisht jo, ata ishin persona shumë inteligjent, shumë të rregullt, të kulturuar, nuk ishin persona q ëkishin varësi ndaj alkolit apo lëndëve të tjera dhe për këtë jam e sigur tpër aq kohë sa qëndrova me to.
Janë pyetur dhe janë marrë deklarime që tregojnë rrethanat e hetimit dhe 4 shtetasit rus, pjesë të guidës të cilët janë|:Olga Rybalko, Elena Mijhaylova, Iana Emelina, Aleksandër Mijhaylov.
Shtetasit e mësipërm kanë dhënë të njëjtat shpjegime, siç ka deklaruar shoqëruesja e guidës shtetasja Mariia Buchakchyiska.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb