Policia e Durrësit ka vënë në pranga pesë persona dhe proceduar penalisht dy të tjerë, pasi kërcënuan me sms për shkak të detyrës Presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.

Një prej të arrestuarve është Nazmi Selmani, i cili është president i klubit të futbollit, Iliria. Selamni ka kërcënuar me sms rreth orës 21:30 minuta të së premtes Armand Dukën.

Mësohet se perveç SMS-ve, disa prej personave të arrestuar në mënyrë demonstrative kanë shkuar të banesa e Dukës. Policia pas marrjes së njoftimit ka arrestuar 5 personat, konkretisht presidentin e Klubit të Futbollit Iliria Nazmi Selamin, Petrit Selmanin, Redian Locin dhe dy futbollistët e Ilirisë, Brajan dhe Santiago Selmani dhe dy persona të tjera janë proceduar në gjendje të lirë.

Sipas policisë së shtetit ngjarja ka ndodhur për shkak të detyrës së Armand Dukës si president i FSHF. Të arrestuarit akuzohen për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës” e kryer në bashkëpunim.

“Arrestimi dhe procedimi i tyre u bë pasi: Më datë 30.08.2024, rreth orës 21:30, kanë kërcënuar me anë të një mesazhi telefonik për shkak të detyrës shtetasin A.D, 62 vjeç, banues ne Durrës dhe më pas rreth orës 22:30, i kanë shkuar te banesa, me qëllim kërcënimin e tij”, njofton policia mes të tjerash.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb