Besmir Haxhia një prej vellezërve të ekzekutuar me breshëri automatiku në 26 prrill në Durrës rezulton person me precedentë penalë dhe i dënuar jashtë vendit ku edhe ka mbajtur identitete të tjera.
Referuar burimeve nga policia, gazetarja e News 24, Dorjana Bezat konfirmon për “BalkanWeb” se për Besmir Haxhinë, i cili njihet edhe me pseudonimin Miri i Kolës janë celur procedime që në vitin 2015.
Ka pasur dyshime se ai merrej me trafik dhe shpërndarje të lëndëve narkotike, jo vetëm në Durrës por edhe në Kosovë. Po ashtu ai eshte proceduar penalisht 2 herë për dhunë në familje, pasi është kallëzuar nga bashkëjetueset e tij.
Në vitin 2017 ai rezulton të ketë qenë në Francë ku po ashtu u ka kryer një vepër penale. Ai është arrestuar në Francë për vjedhje dhe pasi ka kryer dënimin prej 3 muajsh është deportuar në vendin tonë.
Ka dyshime se Besmir Haxhia ka qenë edhe në Greqi ku ka përdorur identitetin Pëllumb Rusi. Atje ai është dënuar me 9 vite burg për veprën penale të plagosjes. Grupi hetimor i ngritur nga policia për të hetuar ketë vrasje është në pritje të të dhënave nga autoritetet greke për dosjen që Besmir Haxhia alias Pëllumb Rusi ka pasur në Greqi, si edhe kontaktet që ka pasur në vendin ku ka kryer dënimin.
(BalkanWeb)