Miqtë e 24-vjeçares palestinezes Rayan Alwan, e cila u vra në Tiranë më 22 shkurt, kanë rrëfyer për BalkanWeb shkakun që sipas tyre gjendet pas vrasjes së 24-vjeçares. E reja u vra nga babai i saj, Fadi Alwan.

Pasi prej më shumë se një muaji ishin në akth për fatin e mikeshës së tyre, ishte një lajm i publikuar nga BalkanWeb ai që i bëri të kuptojnë fatin e Rayan.

Menjëherë ata kanë kontaktuar me redaksinë e BalkanWeb duke kërkuar ndihmën tonë që e vërteta e saj të thuhet plotësisht, madje kanë kërkuar edhe ndihmën tonë për të kontaktuar me autoritetet shqiptare në mënyrë që të bëjnë tërheqjen e trupit të pajetë, i cili prej rreth 5 javësh ndodhet në morg.

Ata pretendojnë se nëna e Rayan ishte në konflikt të vazhdueshëm me të bijën për shkak të punës që kishte zgjedhur të bënte.

Nëna e 24-vjeçares sipas tyre ishte punonjëse seksi dhe kishte frikë se e bija mund t’i ekspozonte të vërtetën.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb