PEQIN

Policia ka zbardhur grabitjen e ndodhur tre ditë më parë në Peqin, ku disa persona  të maskuar i morën një 75-vjeçari një sasi parash në shtëpi dhe më pas u larguan në drejtim të paditur.

Sipas efektivëve të Elbasanit, për këtë ngjarje janë arrestuar tre persona dhe një i katërt është shpallur në kërkim.

Këta persona dyshohet se në bashkëpunim me njëri tjetrin i kanë marrë 60 mijë euro të moshuarit.  Fillimisht autorët i kanë dhënë një lëng, i cili i ka paralizuar kujtesën, ndërsa më pas i grabotën sasinë e eurove dhe u larguan nga banesa.

Njoftimi i policisë:

Policia zbardh ngjarjen, identifikon dhe arreston  autorët e dyshuar të vjedhjes së banesës  të shtetasit S.Z.,   ndodhur më datë 08.05.2019. Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin  e Policisë Peqin, pas një pune të mirë-organizuar hetimore dhe  profesionale  dhe në bazë të provave të grumbulluara, bënë kapjen dhe ndalimin  e shtetasve:

B.H., 30 vjeç,  M.Ll., 27 vjeç, të dy banues në Peqin dhe  E.Sh., 27 vjeçe , banuese në Durrës.

Si dhe vijon puna  intensive për kapjen edhe të një prej autorëve të dyshuar të vjedhjes i cili është shpallur në kërkim, shtetasi S.I., 19 vjeç.

Arrestimi i tyre u bë pasi, dyshohen se në bashkëpunim me njëri- tjetrin, më datë 08.05.2019, kanë vjedhur në banesën e shtetasit S.Z.,  një sasi të kosiderueshme parash. Materialet hetimore në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprën penale ” Vjedhja”.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb