KORÇË

Policia e Korçë ka zbardhur ngjarjen e ndodhur dje në Korçë ku 84-vjeçarja Nazime Demollari gjeti vdekjen në banesën e saj.

Sipas të dhënave zyrtare gruaja e moshuar nuk është mbytur por është masakruar me sende të forta nga djali i saj 64-vjeçar. Gruaja është goditur disa herë me sende të forta në kokë dhe në trup, goditje që i kanë shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Policia ka vënë në pranga 64-vjeçarin- Nazim Demollari me akuzën për “vrasje për shkak të rrethanave familjare”.

NJOFTIMI I POLICISË
Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Korçë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, në vijim të kryerjes së veprimeve të mëtejshme procedurale dhe hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje, bënë arrestimin në flagrancë të djalit të saj, shtetasit N.D., 64 vjeç, banues në Korçë.

Arrestimi i tij u bë pasi, në banesë, ky shtetas dyshohet se ka goditur me sende të forta në kokë dhe trup, nënën e tij N.D., 84 vjeçe, e cila për pasojë ka gjetur vdekjen. Materialet i kaluan Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: