TIRANE- Lulzim Basha dhe Edi Rama njohën deputetët me marrëveshjen e arritur pas mesnate rreth orës 17:00, dy orë pasi kishin diskutuar për modalitetet tek Pallati i Kongreseve për 5 orë.

Ndërsa marrëveshja u zbardh edhe në media, rreth saj kanë folur edhe dy zërat kritikë brenda Partisë Demokratike, Jozefina Topalli dhe Majlinda Bregu.

E pyetur nga gazetarja Elda Menga deputetja Jozefina Topalli ka deklaruar se “marreveshja është interesante. Hyrja ne zgjedhje ajo qe doja”, ndërsa Majlinda Bregu në një prononcim për mediat fill pas saj u shpreh: “Mos më bëni të buzëqesh më tepër”.

E njohur si një prej zërave që i dolën kundër disa prej vendimeve të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deputetja e kësaj partie, Majlinda Bregu reagoi edhe më herët për marrëveshjen e arritur mes liderit të opozitës dhe kryeministrit Rama për paketën “McAllister +”.

“Smile is the best revenge of all (Buzëqeshja është hakmarrja më e mirë)”, shkruan Majlinda Bregu në faqen e saj zyrtare në Facebook.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: