TIRANË- Në selinë e Partisë Demokratike janë zhvilluar dy mbledhje sot edhe pse ditë e diel. Mbledhja e parë ka qenë me kryesinë e grupit parlamentar të PD-së dhe më pas me grupin parlamentar.

Të dyja mbledhjet kanë qenë me dyer të mbyllura. Gazetarja Elda Menga raportoi për “BalkanWeb” se në mbledhjen e kryesisë ka qenë në fokus diskutimi i përballjes me programin e qeverisë që do të prezantohet nesër nga kryeministri Edi Rama në seancë plenare.

Mësohet se kreu i PD-së Lulzim Basha iu ka dhënë direktiva deputetëve për qëndrimin në seancën e së hënës. Kështu burime nga PD thanë për “BalkanWeb” se do të ketë diskutime të gjata dhe do flasin thuajse të gjithë deputetët e PD-së për programin.

Ndërkohë në mbledhjen e grupit parlamentar mësohet se është diskutuar për votimin e djeshëm dhe zgjedhjen e kreut të parlamentit Gramoz Ruçi.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb