NGA ELDA MENGA*
TIRANË- Në mbledhjen me dyer të mbyllura deputetja Jozefina Topalli nuk e ka fshehur qëndrimin e saj të bërë tashmë publik për rezultatin e marrë nga demokratët në këto zgjedhje vendore. Një kritikë tjetër e ish-nënkryetares demokrate në mbledhjen e parë pas zgjedhjeve të 21 qershorit ishte për krerët e degëve ne rrethe, ku kërkoi që ata të mos sulmojnë deputetët për qëndrimet e tyre.

Kjo kërkesë e Topallit vjen pas reagimit që patën dy drejtuesit e Partisë Demokratike në Shkodër dhe Durrës, të cilët nuk mirëpritën kritikat e deputetes demokrate në rrjetin social Facebook, për rezultatin e zgjedhjeve.

I vetmi që ka ndërhyrë, pas fjalës së Topallit ka qenë deputeti Mhill Fufi, i cili ka sjellë në vëmendje faktin se kush e ka emëruar kryetaren e KQZ, e cila sipas deputetit të qarkut të Lezhës po mban qëndrim të njëanshëm në drejtimin e institucionit më të lartë të administrimit të zgjedhjeve. Diskutimi nuk ka vijuar pas ndërhyrjes se kryetarit Basha, ndërkohë mbledhja ka marrë rrjedhën normale.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: