KRASTË
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në zonën e Martaneshit në Dibër. Një djalë 6 vjeç është plagosur me automatik në Krastë pas sherrit të babait të tij me një 27-vjeçar.
Gazetari Enver Doçi duke iu referuar burimeve nga policia raporton për “Balkanweb” se autori i ngjarjes është Jetmir Koxheri, 27 vjeç. Ngjarja ka ndodhur pas një sherri mes Koxherrit dhe babait të djalit në qytezën e Krastës.
Koxheri ka shkuar me automatik në banesën e babait të djalit të plagosur duke qëlluar me automatik e dyshohet se aksidentalisht ka plagosur vogëlushin 6-vjeçar, i cili ka marrë tre plumba në fytyrë. Pak pas ngjarjes së rëndë, policia ka arrestuar autorin e ngjarjes dhe ka sekuestruar armën e krimit, një kallashnikov. I mituri pasi ka marrë ndihmën e parë në Spitalin e Dibrës është transportuar në Spitalin e Traumës në Tiranë.
(d.xh/Balkanweb)
Babai dhe baballaret shqiptare ne pergjithesi, mos rrine klubeve naten, por te shkojne prane familjes! Kete detyre e kane nga Zoti, jo se po e shkruaj une.
Martohu e vazhdo si adoleshente. C’doni ne 1 te nates klubeve kur ke femije 6 vjec ne shpi?
Po marre shembull kete, po 80% e baballareve shqiptare keshtu sillen. Kane heq dore nga pergjegjesite e tyre, e perfundojme ne drama te tilla.
Sherim te shpejte birit te vogel, Zot sheroje ate engjell qe s’ka faj per asgje! Ne emer te Jezuzit!