TIRANË

Policia ka zbardhur ngjarjen e ditës së djeshme, ku në Mëzez afër Kasharit u plagos  me armë zjarri një 28-vjeçar. Për këtë policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim tre persona, të cilët dyshohen si të përfshirë.

Pasditen e së dielës në Fushë Mëzez, Kashar, mbeti i plagosur shtetasi me iniciale E. M., i cili fatmirësisht ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

“Zbardhet ngjarja e ndodhur mbasditen e djeshme ku në Fushë Mëzez në Kashar u plagos me armë zjarri shtetasi E. M., 28 vjeç.

Policia shpall në kërkim një shtetas për veprën penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”. Shpallen në kërkim dhe dy të tjerë për “Përkrahje e autorit në krim”. Shërbimet e policisë të komisariatit nr.6 pas një pune intensive hetimore shpallën në kërkim shtetasin: M.G., 26 vjeç, banues në Tiranë.

Mbasditen e djeshme në Fushë Mëzez, Kashar ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit E. M., i cili mbeti i plagosur dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Nga veprimet hetimore të kryera rezulton se në mjetin që drejtonte autori i dyshuar shtetasi M. G., ndodheshin dhe shtetasit A. M., 29 vjeç dhe F. Gj., 35 vjeç, të cilët janë shpallur në kërkim për veprën penale “Përkrahje e autorit në krim”. Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.”, njofton policia.

(n.m/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb