Një skenar i denjë për filma ka qenë ajo e Marjana Çmetës, nuses 21-vjeçare që një vit më parë helmoi vjehrrën, por që u zbulua vetëm pak ditë më parë.
Tetë muajshe shtatzënë dhe me gjithë atë fuqi dhe mendje djallzore, Çmeta mendonte si e si ta mbyste vjehrrën.
Marrëdhënie jo e mirë që kishte me Lirien aso kohe 47-vjeçe që mendonte se ishte pikërisht ajo shkaktarja që martesa e saj nuk po shkonte mirë kishte thurur një plan që as regjisori më i famshëm nuk do ta kishte menduar.
Gazeta Shqiptare ka siguruar ekskluzivisht bisedën që ajo ka kryer me hoxhën, ku i ka rrëfyer se si ndodhi atë ditë, ndërsa lutej që ajo të vdiste dhe të mos merrej vesh e vërteta.
Gjithashtu, në këto biseda, e reja ka treguar se si e joshi ta pinte lëngun me fostoksinë dhe pastaj… Më poshtë keni të gjithë çfarë ka thënë Marjana Çmeta në bashkëbisedimin me hoxhën Hysen Shehu, të cilën Gazeta Shqiptare e ka zbardhur.
REGJISTIMI
Ndodhej i regjistruar audio dhe video biseda mes Hysen Shehut dhe Marjana Cmeta. Nga trasnkiptimi i bisedës del s Marjana Cmeta i ka pohuar Hysen Shehut se kishte vrarë ajo viktimën Lirije Lami në banesë.
….
Marjana: E kam pas fut ca minj te bufeja
Marjana: …Edhe thojsha që kjo është mënyra domethënë, që të kujtojnë njerëzit që kjo e ka vrarë veten
Hyseni: Kjo ka helmuar veten
Marjana: Po
….
Marjana: Edhe vjen atë ditë e i them që kam një ilaç që na shëron nga të këqijat
Hyseni: Po
Mrjana: Edhe kjo më thotë mua po thotë… a kupto ma jep, po i thashë ka një erë të keqe i thashë unë, nuk besoj ta durosh, nuk ka problem dhe unë ja mbush kshu…
Shkrimin e plotë mund ta lexoni duke klikuar në linkun e mëposhtëm: http://www.gsh.al/2018/03/16/ekskluzive-pergjimet-e-marjanes-me-hoxhen-si-e-piu-lengun-i-vura-duart-dhe-levizte-syte-bertiste/