Partia Demokratike ka thirrur mbështetësit në një tjetër protestë mosbindje civile, të hënën, 23 dhjetor. Gazetari Osman Stafa mëson se protesta e PD-së është planifikuar të nisë në orën 17:00.
Dy ditë para kësaj proteste janë zbardhur edhe detaje lidhur me skenarin e protestës. Mësohet se simpatizantët e opozitës do të bllokojnë disa nyje kryesore të qarkullimit në Tiranë.
Segmentet që do të bllokohen janë rruga pranë Bashkisë së Tiranës, rreth-rrotullimi tek “Zogu i Zi”, tek sheshi “Wilson”, tek “Pallati me Shigjeta”, si dhe kryqëzimi tek “Rruga e Elbasanit”, pranë xhamisë së “Namazgjasë”.
Opozita i është drejtuar me disa kërkesa qeverisë ku më e rëndësishmja është ajo për qeveri teknike, teksa vendi po i drejtohet zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Kërkesë e cila deri tani është refuzuar nga ana e mazhorancës.
(BalkanWeb)