TIRANË- Zbardhet vendimi i gjykatës së Prishtinës, departamenti i Krimeve të Rënda për Albert Veliun, i njohur ndryshe si ‘dëshmitari X’ në audio-përgjimin ku implikohet vëllai i ministrit të Brendshëm Agron Xhafaj.

Në procesverbalin e seancës së mbajtur sot një ditë pas ndalimit të Veliut nga autoritetet kosovare, vetë “Babalja” deklaron arsyet pse ka kërkuar azil në Kosovë.
Ai thotë se në Shqipëri i rrezikohet jeta. Nga ana tjetër i ka premtuar gjykatës së nuk do të ikë nga vendqëndrimi i tij aktual ku ndodhet bashkë me një prej djemve.

“I kërkuari Albert Veliu deklaron
E kundërshtoj kërkesën e prokurorit për caktimin e masës së paraburgimit kundër meje për arsye se unë kam kërkuar azil në Kosovë sepse më është rrezikuar jeta në Shqipëri.
I përkrah fjalët e mbrojtësit të tij dhe thekson që nuk ka çtë shtojë më tepër se ç’tha edhe avokati mbrojtës i tij, dhe i premton gjykatës që do t’i përgjigjet ftesës së gjykatës kur gjykata do ta kërkojnë një gjë të tillë prej tij, njëherazi i garanton gjykatës se nuk do të ikë dhe nuk do të largohet nga vendqëndrimi i tij”, thuhet në procesverbalin e seancës së sotme.

Më tej avokati i tij Tomë gashi jep me detaje situatën në të cilën ndodhet Veliu, që përshkruhet prej tij si një “sandwich”, për shkak se ndodhet në qendër të një lufte politike.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ndërkaq nga deklarimet e avokatit mësohet se bashkëshortja e Veliut dhe djali tjetër kanë kërkuar azil në Belgjikë. “BalkanWeb” sjell dhe foton e bërë sot të Albert Veliut, djalit të tij dhe avokatit mbrojtës.

Babalja Prishtine
Babalja Prishtine

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb