Nga: KLODIANA LALA* TIRANE-Zbardhen faktet dhe provat që mbajnë në “arrest shtëpiak” deputetin socialist Tom Doshi, i cili dyshohet se sajoi një skenar për vrasje deputetësh. Në vendimin e arsyetuar të Gjykatës së Lartë, e cila e cilësoi të ligjshëm ndalimin e Doshit dhe vendosi ta dërgojë në arrest shtëpie, sqarohen të gjitha rrethanat e ngjarjes dhe rezulton se e gjithë akuza e Doshit mbështetet mbi deklarimet e bëra nga i dyshuari Durim Bami. Nga vendimi i gjykatës rezulton se, dyshimet e prokurorisë që ekziston edhe një video e dytë ku shfaqet Tom Doshi me armë në dorë duke kërcënuar Durim Bamin, janë të pabazuara.

“Sipas deklarimeve të të pandehurit Durim Bami, ekziston dhe një videoregjistrim tjetër, i kryer në një banesë të deputetit Tom Doshi në qytetin e Durrësit, për të cilin ai deklaron se është detyruar nga deputeti Tom Doshi, nën kërcënimin e armës, që të deklarojë para kameras në lidhje me fakte të pavërteta për organizimin e vrasjes së tij nga Kryetari i Kuvendit, z.Ilir Meta dhe persona të tjerë, emrat e të cilëve i janë diktuar nga deputeti Tom Doshi. Ky filmim, sipas të pandehurit Durim Bami, disponohet nga shtetasi Tom Doshi por nuk është vënë në dispozicion të hetimit. Nga analiza e veprimeve hetimore të deritanishme, rezulton se ngjarja nuk është e vërtetë”, thuhet në vendim.

Shkrimin e plote e gjeni sot ne Gazeta Shqiptare

(a.n/GSH/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: