Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me vrasjen e Klaudio Prendit, 27 vjeç, dy ditë më parë në një atentat në zonën e Xhamllikut në kryeqytet.
Gazetari Igli Çelmeta ka siguruar për BalkanWeb dëshminë e babait të viktimës, ish gjyqtarit Fran Prendi në Polici pak minuta pas ngjarjes, pasi mbërriti në vendin ku kishte ndodhur krimi.
Ish-gjyqtari është shprehur se nuk ka asnjë dijeni apo dyshim pse ka ndodhur ngjarja, ndërsa ka shtuar se nuk ka pasur informacion për konflikte të djalit dhe ka thënë se kërkon që të zbardhet ngjarja për të vënë drejtësi.
30-vjeçari Klajdi Prendi u ekzekutua pak pas mesnatës së datës 19 nëntor ku autorët, të cilët dyshohet se ishin 3 persona, e qëlluan atë me disa plumba nga një armë zjarri me silenciator. Mësohet se autorët e kanë vëzhguar viktimën për orë me radhë dhe pasi ai ka dalë nga ambientet e një lokali në zonën e Xhamllikut i janë afruar me “Audin A4” dhe e kanë qëlluar disa herë në kokë dhe gjoks. Në momentin e të shtënave Klajdi Prendi po hipte në automjetin e tij tip “G Class”.
Një skemë tipike atentati mafioz.
“Audi” i atentatorëve është gjetur i djegur në zonën e Farkës disa minuta pas atenatit.
Një person dyshohet se i ka ndihmuar të largohen dhe burime nga grupi hetimor se në mjetin e shkrumbuar të autorëve. Arma u gjet brenda në automjetin e djegur.
Makina e autorëve ‘Audi A4’ ka pas targa greke të mbivendosura dhe ende nuk është këqyrur numri i shasisë, pasi është dëmtuar nga djegia. Agjentët e policisë kriminale po përpiqen të përftojnë të dhëna për të mësuar pronësinë e makinës, nëse rezulton apo jo e vjedhur
(BalkanWeb)