Nënkryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Toni Gogu, tha se sjellja e opozitës sot teksa raportuan institucionet e drejtësisë në Kuvend ishte e ngjashme me atë të një njësiti guerril, që erdhën dhe bënë një atentat.

“Sot njësiti guerril u turrë për ta pyetur me ngulm për një çështje në hetim. E dinin që nuk lejohej, por zbatonin urdhrin e atij që është në ballkon. Erdhën dhe bënë një atentat në mes të ditës, në mes të Kuvendit. Kjo sepse ora e drejtësisë për të paprekshmit ka ardhur”, tha Gogu.

Sipas tij sot u ngritën akuza me gisht përballë prokurorëve dhe gjyqtarëve, diçka krejt e paprecedentë. Gogu tha se puna e institucioneve të reja të drejtësisë është e vlerësuar gjerësisht.

“Sulmuat ato institucione që sot marrin notën maksimale nga qytetarët dhe partnerët tanë. Mjafton të shikoni raportet që flasin vetëm pozitivisht për punën e organeve të drejtësisë”, tha Gogu. Në seancën e sotme maratonë të Parlamentit raportuan kreu i SPAK, kreu i Prokurorisë së Përgjithshme, kreu i KLP, KLGJ dhe ILD.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: