Zbehen shpresat për futbollistin e zhdukur Emiliano Sala, pasi autoritetet kanë njoftuar për ndërprerjen e kërkimeve të tij. Pas 72 orësh autoritetet kanë vendsour të ndërpesin kërkimet për argjentinasin.

“Daily Mail” raporton se kërkimet kanë nisur që të hënën dhe sot në drekë kanë përfunduar pa asnjë rezultat.

Por e motra e futbollistit ka thënë se ajo e ndjen që ai është gjallë.

“E di se ai është ende gjallë. Ai kurrë nuk do të heqë dorë”- thotë ajo.

8iujkm
8iujkm

Sulmuesi argjentinas Sala që udhëtonte nga Franca për në Kardif, pasi kishte nënshkruar kontratën e re, ishte në avion dhe nuk ka asnjë shenjë jete deri më tani.

Sipas policisë franceze, lidhjet mes radarit dhe avionit u ndërprenë ndërsa aeroplani fluturonte mbi Kanalin Anglez pranë farit të Casquets. Në bordin e Piper Malibu dyshohet se ishte vetëm sulmuesi 28-vjeçar dhe piloti.

Policia e Guernsey ka shteruar çdo lloj mundësie për ta gjetur avionin e zhdukur dhe ka pezulluar çdo kërkim. Nuk dihet nëse do të ketë të tjera kërkime për sulmuesin argjentinas.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb