Elseid Hysaj ishte një nga legjionarët më të lakuar në tregun e transferimeve, një futbollist që u përfshi shpesh në shumë tratativa, ishte një opsion thuajse për çdo skuadër italiane që kërkonte një anësor të djathtë, por në fund të merktos befasoi jo pak duke qëndruar tek Napoli, sigurisht kjo jo për dëshirë të tij.

Hysaj
Hysaj

Në një intervistë për mediat italiane, agjenti i Hysajt, Mario Giuffredi, zbuloi të gjithë prapaskenat e ndodhura gjatë verës, ofertat zyrtare dhe të ardhmen e shkodranit i cila sërish nuk lidhet me Napolin: “Diskutimi me Valencian u mbyll dje në drekë, nuk u gjet akordi ndërmjet dy klubeve. Hysaj ka pasur tre oferta: Roma, Valencia dhe Atletico Madrid.

Hysaj 1
Hysaj 1

Në vitin e fundit nuk bëri mirë por nuk bëri as keq, pavarësisht kësaj pati kërkesa të rëndësishme. Napoli e vlerëson me 25-30 milion euro, askush nuk ofroi një shifër të tillë. Hysaj ka një kontratë me Napolin deri në vitin 2021 por në këto momente nuk ka ndërmend të rinovoj. Për mua vijon më tej agjenti i Hysajt nuk u largua për arsye taktike, Ancelotti e ka dashur në skuadër.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: