Kur të rifillojë kampionati, Juventusi do të luaj ndaj Empolit dhe në funksion të ndeshjes së së shtunës ka një lajm të mirë për Thiago Motta. Trajneri italo-brazilian, në fakt, duhet të ketë sërish në dispozicion Khephren Thuram dhe Tim Weah, të cilët tashmë ishin ndalur në ditën e parë, por edhe Nico Gonzalez, i freskët nga disa probleme me Argjentinën. Francezi dhe amerikani, të ndaluar nga probleme të njëjta muskulore, duket se janë rikuperohen plotësisht, edhe nëse është e vështirë t’i përdorësh që në minutën e parë.

Më shumë optimizëm për ish-Violën, i cili kishte pësuar një problem me kyçin e këmbës së majtë gjatë stërvitjes me kampionët e botës. Gonzalez stërviti rregullisht me shokët e tij në prag të ndeshjes kundër Kolumbisë, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026.

Megjithatë, do të duhet të presim edhe pak për Francisco Conceiçao. Djali portugez i artit duhet të rikthehet në fushë në tetor, sepse dëmtimi i tij muskulor është më i rëndë se ai i Thuram dhe Weah. Së fundmi, Arek Milik synon ndeshjen ndaj Napolit të 21 shtatorit, teksa po përfundon periudhën e rehabilitimit pas operacionit në meniskun e gjurit të majtë në fillim të qershorit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: