TIRANË

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj shprehet se është kryer një punë e jashtëzakonshme mbi regjistrimin e adresave të qytetarëve, të cilët nuk kishin dhe vijojnë të mos kenë të gjithë një të tillë.

Duke prezantuar shifrat, ministri Lleshaj raporton se nga 280 mijë persona që nuk kishin adresë në dhjetorin e 2018 sot kjo shifër ka zbritur në 3 mijë.

Ai tha se ka ardhur koha që çdo rrugë dhe çdo fshat shqiptar të këtë tabelën orientuese ashtu siç janë kudo në vendet e Europës duke u shkëputur njëherë e mirë nga kjo tabu, e cila vijon të qëndrojë në vend numëro që nga 2004.

53753621 330081094307892 8662755629359693824 N
53753621 330081094307892 8662755629359693824 N

“Mbi 280.000 nuk kishin një adresë në dhjetor 2018. Në fund të shkurtit 2019, ky numër ka zbritur në 3 mijë. Falë një pune të jashtëzakonshme u arrit të zgjidhej një problem që ishte tabu që nga 2004.Por kjo nuk është gjithçka. Shqipëria do t’i ketë qytetet, fshatrat, rrugët dhe sheshet e saj me emra dhe me tabelat përkatëse si çdo vend tjetër europian.Shqiptarët do t’i kenë më në fund shtëpitë me adresë. Si kudo në Europë ????”, shkruan lleshaj në “Facebook”.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb