Një biografi e re mbi jetën e Jackie Kennedy nxjerr në dritë zbulime për jetën e dashurisë së ish-Zonjës së Parë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ai titullohet “Jackie: Public, Private, Secret,” dhe është nënshkruar nga autori i famshëm J. Randy Taraborrelli.

Sipas People në biografi, përmendet se Kennedy shkatërroi një pjesë të dosjes së saj personale pak para vdekjes. Ndër gjërat që ajo zhduku ishte një shënim që kishte marrë në ditën e Shën Valentinit nga një ish-dashnor. Bëhet fjalë për një arkitekt të quajtur Jack Warneck.

Shënimi përmendte takimet e tyre në apartamentin e Kenedit disa muaj para vdekjes së saj më 19 maj 1994. I njëjti informacion thotë se Kennedy kishte rënë në dashuri me të tre dekada më parë.

Ka qenë pikërisht ai që projektoi monumentin e Presidentit John F. Kennedy në Varrezat Kombëtare të Arlingtonit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb