Gezetari Thimi Samarxhiu në një lidhje live për emisionin “Real Story” në “News 24” nga kampi i muxhahedinëve në Manzë të Durrësit, raporton se situata është e qetë dhe nuk ka masa shtesë nga Policia e Shtetit, edhe pas lajmit se është zbuluar celulë terroriste që donte të kryente terror ndaj përfaqësuesve të MEK në vendin tonë.

Anëtari i komisionit të punëve të jashtme të rezistencës iraniane, Ali Safav në një lidhje live nga kampi i muxhahedinëve në vendin tonë për emisioni “Real Story” në “News 24” tha se Shqipëria dhe gjithë Europa e bota duhet të jenë të shqetësuar për faktin se regjimi iranian vazhdon që të përdorë terorisn si pjesë të politikës së saj.

“Ata frikësojnë të gjithë, Shqipërinë, dhe shtete të tjera europiane madje edhe në SHBA. Bota duhet të jetë e shqetësuar që regjimi iranian përdor terrorizmin si pjesë e politikës së tij. Në Paris, ata tentuan që bëjnë terrorizëm dhe janë arrestuar iranianë rezidentë dhe ambasadorë që drejtonin operacione kundër rezistencës, në Danimarkë, në Holandë, në Turqi, ku janë vrarë edhe përfaqësues të rezistencës iraniane. Ajo që duhet të kuptojmë se Irani përdor terrorizmin sepse ndihet e kërcënuar nga disidenca”, tha Safav.

Ali Safav deklaroi se pavarësisht se nuk ka të arrestuar për sulmin terrorist të planifikuar, falënderon policinë shqiptare që iu gjendet në gatishmëri grupit të MEK.

“Pse nuk është arrestuar njeri, duhet të pyetet policia shqiptare, por gjithsesi agjencitë ligj-zbatuese shqiptare duhet të lavdërohen. Tregon për herë të parë se regjimi iranian do që të ndërhyjë dhe të na dëmtojë neve. Numri i kodit të këtij grupi është 840. Ata janë përgjegjës për shumë veprimtari të tilla jashtë vendit. Është koha që mes vendeve sipas deklaratatës së BE, që Irani duhet të largojë duhet të largojë elementë terroristë nga toka europiane dhe mos përdori ambasadat iranianë, pasi pikërisht në ambasada iraniane rrinë spiunazhe të shtetit të Iranit kundër disidentëve dhe kundërshtarëve të regjimit.”, tha ai.

Përfaqësuesi i MEK në vendin tonë u shpreh se vrasjet e terroret në Shqipëri, Europë e botë e kanë origjinën tek ambasadat iraniane në vendet përkatëse.

Ne ndihemi shumë mirë në Shqipëri, e ndjejmë mikpritjen tuaj dhe jemi mirëpritur nga të gjitha partitë në vend. Sigurisht kur je i përndjekur nga një regjim duhet të ndihesh i shqetësuar kudo. Regjimi i Iranit ka treguar se do të eliminojë përfaqësues të MEK-ut. Prandaj ne kemi bërë thirrje që ambasadat iraniane kudo që janë duhet të mbyllen kudo janë, sepse janë përgjegjës për vrasjet. Ne vazhdojmë përpjekjet për të sjellë liri e demokraci në Iran”, u shpreh Safav.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb