TIRANE

Kryeministri Edi Rama bën me dije se ka zhvilluar një takim me kompaninë amerikane SHELL, e cila do bëjë kërkime për naftë dhe gaz në Shqipëri.

Përmes një postimi në Twitter, Rama thotë se të dhënat janë inkurajuese, pasi flasin për një rezervë të madhe gazi e nafte në Shpirag.

Sipas Ramës, nëse prova del me sukses, impakti në ekonomi do jetë i konsiderueshëm.

“Një lajm tejet inkurajues nga takimi me kompaninë SHELL. Edhe pak javë na ndajnë nga prova e të vërtetës së Shpiragut, ku të gjitha të dhënat flasin për një rezervë të madhe gazi e nafte. Nëse prova del me sukses, impakti në ekonomi do jetë i konsiderueshëm duke nisur nga 2020”, shkruan Rama.

Rama17
Rama17

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: