TIRANË

Pasi publikoi rastin e përdhunimit të minorenes nga Kavaja, ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar sërish për videon e postuar sot nga Rama, ku shfaqeshin të dy prindërit e vajzës.

Përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”, Berisha shkruan se pasi heshti  për ngjarjen e rëndë për më shumë se shtatë ditë, sot Rama zgjodhi të përdhosë familjen duke i publikuar me zë dhe figurë para syve të të gjithë opinionit publik.

“Pasi heshti per ngjarjen monstruoze per 7 dite, foli duke perdhosur familjen, derguar zedhenesen e perdhunimit dhe perdhosur duke treguar ne ekran viktimen dhe familjen e saj! Sb”, shkruan Berisha.

(N.M/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb