TIRANE

Në Xhuxhe të Fanit të Mirditës ndërsa po punohej për hapjen e një rruge është gjetur një gur i madh që dyshohet të jetë piktogram ose ideogram.

Sapo kanë parë gurin me mbishkrime punëtorët kanë ndërprere punimet dhe kanë njoftuar autoritet lokale. Kolin Marku Administratori i Fanit thotë se pritet ardhja e specialisteve të fushës për të përcaktuar datimin dhe vlerën që ka ky gur.

67436779 10217410733412327 1867899543526309888 O
67436779 10217410733412327 1867899543526309888 O

Gjergj Marku Drejtori i Kulturës në Bashkinë Mirditë thotë se zona ku është gjetur guri mbart vlera të jashtëzakonshme historike, ndërsa objekti i gjetur dyshohet të jetë piktogram ose ideogram.

Në zonën ku është gjetur guri pritet të shkojnë specialistet e Shërbimit Arkeologjik Shqiptar për të përcaktuar vlerat qe ky gur mbart, por edhe cilës kohë i përket. Mirdita ruan në gjirin e saj monumente me vlera të rralla të historisë sonë kombëtare!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb