Një raport nga “Football Leaks” thotë se FIFA arriti një marrëveshje sekrete me Mançester Sitin dhe PSG-në, kur dy klubet ishin në kundërshtim me rregulloret financiare të “Fair Play”.

Raporti i “Football Leaks”, i publikuar nga “Der Spiegel” bën një zbulim tronditës. FIFA kishte ndërhyrë personalisht për të ndihmuar PSG-në dhe Mançester Sitin që të mos preken nga kufizimet e “FairPlay” financiar.

Një hetim që është kryer nga rrjeti “EIC” ka thënë se shumë zyrtarë të lartë të FIFA, përfshirë dhe ish-sekretarin e përgjithshëm dhe Xhiani Infantino, kanë qenë të përfshirë në këtë hetim.

Është deklaruar se si PSG-ja, ashtu dhe Mançester Siti kanë derdhur më shumë para në klubet e tyre sesa lejohej. Pronarët e Mançester Sitit dyshohet se injektuan 2.7 miliardë euro në klub gjatë 7 viteve të fundit, përmes aksionarëve të klubit dhe kontratave të sponsorizuara.

Pronarët e PSG-së, “Qatar Sport Investimet” paguan 1.8 miliardë euro vetëm për Mishel Platini dhe Infantinon, për të rënë dakord për një zgjidhje, duke mbuluar kështu të gjitha gjurmët dhe për të anashkaluar “FairPlay” financiar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: