SHBA

Njoftohen zyrtarisht aktorët dhe titulli i kapitullit të ri të serisë së famshme “James Bond” .


Producentët Barbara Broccoli dhe Michael G. Wilson, së bashku me regjisorin Cary Joji Fukanaga, konfirmuan për herë të pestë se Daniel Craig do të luajë rolin e agjentit sekret James Bond.  Kapitulli i pestë e filmit të njohur do të titullohet, “Bond 25”.


Kundërshtari i tij do të jetë aktori i njohur Rami Malek, i cili fitoi çmimin Oscar në filmin autobiografk, “Bohemian Rapsody”.


Regjisori gjithashtu zbuloi se filmi, i cili do të dalë në kinematë botërore më 3 prill 2020 është xhiruar në Xhamajka, Norvegji, Londër dhe Itali.
(BalkanWeb)