Tani mund të themi me siguri që Apple po punon për krijimin e një iPad-i shumë të madh. Këtij tableti i jemi referuar deri tani si iPad Pro, por që mund të quhet iPad Air Plus, në bazë edhe të emrit të iPhone-it me ekran më të madh, iPhone 6 Plus.

Revista japoneze Mac Fan publikoi disa imazhe të iPad-it të ardhshëm të Apple-it. Sipas këtyre imazheve, iPad-i i ri do të ketë dimensionet 305.31 x 220.8 x 7 mm. Për krahasim, Samsung Galaxy Note /Tab Pro me ekran 12.2 inç ka përmasat 295.6 x 203.9 x 7.95 mm, kështu madhësia e pajisjes së Apple-it është shumë e madhe sa për të pasur një ekran 12.2 inç dhe butonin në pjesën ballore të telefonit me sensorin e gjurmëve të gishtërinjve.

Mac Fan deklaroi gjithashtu se iPadi gjigant do të vijë me një procesor të përmirësuar A9, krahasuar me A8X të tabletave aktuale të Apple, i cili do të gjendet edhe tek iPhone 6s dhe iPad Air 3. “iPad Air Plus” do të ketë gjithashtu katër altoparlantë të vendosur tek çdo anësore e tabletit. Sipas Mac Fan, ky tablet mund të prezantohet në periudhën prill deri në qershor të vitit 2015.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb