Pritej që Samsung të prezantonte një orë të re inteligjente tek Kongresi Botëror i Telefonave 2015, që u zhvillua në muajin mars, por nuk ndodhi një gjë e tillë. Më vonë kompania njoftoi se meqë po punon për krijimin e një ore inteligjente perfekte, do t’i duhej kohë për ta zhvilluar ashtu siç duhet. Samsung do ta prezantojë këtë pajisje muajin e ardhshëm së bashku me Galaxy Note 5. Dje u shfaqën në internet disa nga veçoritë e orës inteligjente Gear A të Samsung-ut.
Samsung Gear A do të ketë ekran të rrumbullakët AMOLED me përmasa 38mm dhe 42mm në diametër, dhe rezolucion 360×360 pikselë. Ajo do të fuqizohet nga procesori Exynos 3472 i Samsung-ut me dy bërthama me shpejtësi 1.2GHz, së bashku me 768MB RAM, 4GB hapësirë të brendshme dhe bateri me kapacitet 250mAh.
Ora do të ketë gjithashtu Bluetooth 4.1, Wi-Fi 802.11b/b/n, Wi-Fi Direct, GPS, akselerometër, xhirometër, barometër dhe monitoruesin e rrahjeve të zemrës. Ora do të fuqizohet nga sistemi Tizen.
(ed.me/BalkanWeb)